Lajme
Gjermania synon të forcojë mbrojtjen e vendit
Duket se lufta në Ukrainë ka sjellë një realitet të ri në Europë, duke bërë që vendet europiane t’i kthejnë sytë te politikat e mbrojtjes.
Një gjë e tillë po ndodh me Gjermaninë, e cila përveçse ka rritur shpenzimet për mbrojtjen në nivel historik, tani po shqyrton blerjen e një sistemi të mbrojtjes raketore për të mbrojtur vendin kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia.
Lajmin e bëri të ditur vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz, për transmetuesin publik “ARD”. “Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj të gatshëm për të përdorur forcën për të mbrojtur interesat e tij“, u shpreh Scholz.
Gazeta “Bild am Sonntag” raportoi më herët se një mburojë e mbrojtjes raketore për të gjithë territorin e Gjermanisë ishte një nga temat e diskutuara kur Scholz u takua me Eberhard Zorn, shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë. Konkretisht, ata folën për një blerje të mundshme të sistemit izraelit “Arrow 3”, pasi siç dihet Izraeli ka një ndër sistemet mbrojtëse më të mira në botë.
Edhe Spanja do të përmbushë objektivin për të shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, siç kërkohet nga NATO brenda një periudhe shumëvjeçare. Kjo u konfirmua nga kryeministri Pedro Sanchez.
Disa vende europiane, përfshirë Poloninë dhe Danimarkën, kanë rritur shpenzimet ushtarake në përgjigje të krizës në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në













