Bota
Gjermania, vend i emigrantëve
Në 112 faqet e raportit përfshihen përfundimet e analizave shkencore për migrimin si dhe përvoja e kësaj organizate në ndihmën për refugjatët
Organizata humanitare katolike “Malteser-Hilfsdienst” prezantoi së fundi në Berlin një raport për migrimin. Në 112 faqet e raportit përfshihen përfundimet e analizave shkencore për migrimin si dhe përvoja e kësaj organizate në ndihmën për refugjatët, përcjell albinfo.ch
Presidenti i kësaj organizate, Karl Prinz zu Löwenstein, tha gjatë prezantimit se shumë njerëz i prek fati i njerëzve në nevojë, që vijnë për të kërkuar strehim në Gjermani.
Por, ka edhe shumë njerëz që kanë frikë prej të huajve. Momenti i prezantimit të studimit nuk qe rastësi.
Drejtori i Institutit “Walter Eucken”, Lars Peter Feld, i cili qe marrë me pjesën shkencore të raportit, tha se “Gjermania ka qenë dhe mbetet vend emigrimi”.
Për këtë nuk ka nevojë të shkohet thellë në histori, por mjafton të përmenden rrymat e refugjatëve që pas Luftës II Botërore.
Sipas tij, përvoja tregon se vendimtare për integrimin e suksesshëm është mundësia për të punuar dhe për të pasur akses në tregun e punës. Por studiuesit vërejnë se sidomos emigrantët nga vende joevropiane nuk janë të integruar mirë në tregun gjerman të punës. Problemet kryesore janë mungesa e njohurive gjuhësore, mungesa e shkollimit dhe mosnjohja e diplomave.
Sa u përket refugjatëve të ardhur në vitet 2015/16, ata “për shkak të nivelit të shkollimit mund të jenë të përshtatshëm më tepër për punë të rëndomta, se sa për punë me nivel të lartë”, tha Lars Peter Feld. Sipas tij, në rast se procedurat e azilit përshpejtohen, këta njerëz mund të integrohen në tregun e punës.
Sa i përket kriminalitetit, duhet thënë se shtimi i rasteve të veprave penale në statistika lidhet me faktin se aty regjistrohen edhe vepra penale që lidhen me mosrespektimin e ligjeve për azilin ose të të huajve.
Këto janë delikte që nuk kanë si t’i kryejnë gjermanët.
Pra, nuk mund të thuhet se ardhja e emigrantëve ka ndikuar në shtimin e kriminalitetit në përgjithësi. Po ashtu ka edhe dallime të mëdha në varësi të vendeve nga vijnë emigrantët dhe refugjatët.
Ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani nuk kanë kryer shumë vepra penale. Kurse të pandehurit nga vendet e Magrebit kanë kryer rreth 11% të veprave penale të regjistruara pas vitit 2016.
Feld mendon se diskutimet për vendosjen e kufijve maksimalë për pranimin e refugjatëve nuk kanë vlerë dhe bëhen sa për sy e faqe.
Kurse, sipas Prinz zu Löwenstein, vendosja e kufijve të tillë është një problem për të cilin duhet diskutuar politikisht. Por, sipas tij, e rëndësishme është që ata që kanë ardhur të integrohen vërtet në mënyrë të arsyeshme.
Organizata “Malteser-Hilfsdienst” do të vazhdojë të angazhohet në këtë fushë dhe, me sa duket, do të përgatisë edhe raporte të tjera për emigrimin.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














