Lajme
Gjermania vendos karantinë për udhëtarët nga jugu i Francës
Gjermania do të vendosë nga e diela një karantinë për udhëtarët e paimunizuar nga COVID-19, që vijnë nga tre rajone të Francës jugore, njoftoi Instituti Robert Koch për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik (RKI).
Udhëtarët që vijnë nga këto rajone turistike do të duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk kanë një pasaportë shëndetësore që vërteton se janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar nga COVID-19, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Kjo periudhë izolimi mund të reduktohet në pesë ditë, pas paraqitjes së një testi negativ.
Instituti ka vendosur t’i klasifikojë rajonet Occitanie, Provence-Alpes-Côte-d’Azur dhe Corse si zona me “rrezik të lartë” infektimi me koronavirusin e ri, me një incidencë të rasteve të reja më të mëdha se 200 për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve.
Spanja, një tjetër destinacion i popullarizuar turistik për gjermanët, ka qenë gjithashtu në këtë kategori që nga fundi i korrikut
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











