Ukraina
Gjermania vendos t’i dërgojë tanke Ukrainës
Gjermania ka vendosur t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, dhe do t’i lejojë edhe shtetet e tjera, sikurse Polonia, të veprojnë njëjtë, ka raportuar revista gjermane Spiegel, më 24 janar.
Tanket Leopard 2 janë të prodhuara në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportimin e tyre.
Dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters, më 24 janar, se Shtetet e Bashkuara duket se po ashtu do të heqin dorë nga qasja refuzuese dhe do të mund të dërgojnë tanket M1 Ambras në Ukrainë.
Pentagoni nuk i ka konfirmuar ende këto raportime.
Fillimisht Gjermania ka hezituar të dërgojë tanket e veta në Kiev, apo edhe t’i lejojë shtetet e tjera që kanë modelin Leopard që t’i eksportojnë ato, meqë ka qenë e shqetësuar se mund të përshkallëzohet konflikti me Rusinë.
Mirëpo, ky shtet është përballur me presion të vazhdueshëm nga Ukraina dhe disa vende të NATO-s që të lejojë eksportin e tankeve.
Spiegel ka raportuar se vendet e tjera, shembull ato skandinave, synojnë të ndjekin hapin e Gjermanisë dhe t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard.
E-Diaspora
-
Itali: Plaçkitja e 30 eurove, shqiptarit i kushtoi me burgim Gjykata morri vendim që shqiptari të dënohet me katër vjet burg....
-
“Drita” në Kreuzlingen organizon mbrëmje muzikore
-
SHKA “Ilirët” dhe “Teuta” në Lozanë, koncert për Pavarësinë e Kosovës
-
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
-
Filmi “Virgjëresha shqiptare” po bën gjiro në kinematë gjermane
Jeta në Zvicër
-
Rezervimi i një hoteli në Booking.com kushton më shumë se sa rezervimi drejtpërdrejt Kur bëni një rezervim në internet përmes një platforme rezervimi, ndoshta dëshironi të kurseni sa më...
-
Trendi në rritje i papunësisë në Zvicër
-
Zvicër: Pritet rënie e inflacionit këtë vit
-
Sa persona janë të papunë në Zvicër
-
Zvicër: Burrat janë përgjegjës për të ardhurat kryesore të familjes