Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman SAT1 Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba...
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!
-
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
-
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
-
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator Nga tarifat më të larta të shkollimit për studentët e huaj, deri te çështjet e nxehta...
-
Industria zvicerane e energjisë diellore i frikësohet fundit të periudhës së lulëzimit
-
Dërgesat e arit zviceran në SHBA u rritën ndjeshëm në korrik
-
Akullnaja zvicerane “Aletsch” do të zhduket deri në vitin 2100
-
Posta zvicerane planifikon shkurtimin e 100 vendeve të punës