Integrimi
Gjermanisë, refugjatët do t`i kushtojnë 50 miliardë euro
Edhe pse është thënë publikisht se nuk do të ketë shtim të taksave për shkak të refugjatëve, mbrapa kulisave po punohet për një taksë refugjatësh
Sipas një vlerësimi që ka bërë Instituti Gjerman për Ekonomi, Gjermanisë strehimi dhe përkujdesja për refugjatët do t`i kushtojë rreth 50 miliardë euro. Fjala është për koston gjatë vitit 2016 dhe atij 2017.Kështu, për shkak të numrit të madh të refugjatëve shteti duhet të hyjë në borgje të reja, konstaton studimi i institutit të përmendur.
Vetëm kostoja e strehimit do të rritet në 22.6 miliardë euro në rast se numri i refugjatëv rritet në 2.2 milionë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. (Këtu merret parasysh paralajmërimi se edhe këtë vit në Gjermani do të kërkojnë azl rreth 1 milion veta, afërisht aq sa kanë qenë vitin që shkoi).
Kostoja për integrim që duhet të paguajë shteti do të jetë 27.6 miliardë euro.
Qeveria Federale është duke shqyrtuar burimet e mundshme financiare për të përballuar këtë sfidë, transmeton albinfo.ch. Edhe pse është thënë publikisht se nuk do të ketë shtim të taksave për shkak të refugjatëve, mbrapa kulisave po punohet për një taksë refugjatësh.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë














