Lajme
Gjilani, krenar me mërgimtarët
Rreth një e treta (1/3) e gjilanasve jetojnë në diasporë, ndërsa kryetari i komunës Lutfi Haziri tha se përmes tyre, siç është rasti me Xherdan Shaqirin, Gjilani ndihet krenar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka garantuar mbështetje të plotë për bashkatdhetarët që punojnë dhe jetojnë në diasporë. Ai tha se rreth 30 për qind e qytetarëve të Gjilanit jetojnë në mërgim, prandaj përkujdesja ndaj tyre është më se e domosdoshme.
Këto komente Haziri i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin në detyrë të Diasporës, Ibrahim Makollin. Haziri i shoqëruar edhe nga Rexhep Kadriu, Bajrush Ymeri e Hasan Rashiti tha se komuna e Gjilanit po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndihmojë diasporën dhe të kujdeset që ata pushimet e tyre t`i kapërcejnë sa më mirë.
Haziri tha se rreth 32 për qind e popullatës së Gjilanit llogaritet se ndodhet në diasporë.
“Dhe ne jemi krenarë për këtë fuqi sepse përmes tyre siç është rasti me Xherdan Shaqirin, Gjilani, Anamorava e Kosova po e promovon veten në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mërgimtarët po i presim dhe po u rrimë gati edhe me dokumente sepse ata janë mirëmbajtës të familjeve të tyre në Kosovë dhe zhvillues të ekonomisë”, tha Haziri, citon RPress.
Edhe ministri Makolli tha se Anamorava ka numrin më të madh të mërgimtarëve.
“Komunat po bëjnë gjithçka që është e mundur që mërgimtarët të ndihen mirë në vendlindjet e tyre. Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore mërgata po argëtohet dhe po kanë mundësi që gjeneratat e reja të njohin kulturën e traditën e tyre”, deklaroi ministri kosovar.
Makolli tha se mërgata është shndërruar në ndërtues të madh të imazhit të Kosovës dhe realisht llogaritet se mbi 1 milion shqiptarë ndodhen në diasporë. “Kjo shifër na obligon për kujdesin institucional që duhet të kemi ndaj mërgatës kosovare” deklaroi mes tjerash ministri Makolli.
Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë muajit korrik ka pritur qindra mërgimtarë shqiptarë që jetojnë në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetiu. Në mesin e mërgimtarëve, ai ka takuar edhe zviceran, të cilët kanë ardhur për ta vizituar Gjilanin së bashku me shqiptarët.
“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me kurbetçarët tanë që jetojnë në Evropë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndrojnë në Gjilan, janë vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë Haziri.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












