Kuriozitete
Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re
Një hulumtim i fundit bie në kundërshtim me dy kërkime tjera shkencore të këtij viti, që kanë hequr miliona vjet të vjetërsisë së Gjithësisë.
Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo mund të ketë disa miliarda vjet më pak sesa që kanë vlerësuar shkencëtarët.
Një hulumtim i fundit bie në kundërshtim me dy kërkime tjera shkencore të këtij viti, që kanë hequr miliona vjet të vjetërsisë së Gjithësisë.
Ndryshimet e mëdha në studime tregojnë për problemin e vërtetë që ekziston në identifikimin e saktë të moshës së Gjithësisë.
“Ne kemi paqartësi të mëdha rreth asaj se si lëvizin yjet në galaksi”, ka thënë Inh Jee, nga Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka udhëhequr kërkimet në një punim të publikuar në revistën shkencore, Science.
Shkencëtarët hulumtojnë moshën e Gjithësisë duke analizuar lëvizjen e yjeve.
Nëse Gjithësia zgjerohet me shpejtësi, kjo nënkupton se ka arritur në madhësinë aktuale më shpejt, andaj edhe duhet të ketë moshë më të re.
Aktualisht bazuar në studime, konsiderohet se Gjithësia është 13.7 miliardë vjet e vjetër, mirëpo ekipi i shkencëtarit Jee, pretendon se mosha e Gjithësisë është 11.4 miliardë vjet.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe