Bota
Gjithnjë e më shumë evropianë votojnë për popullistët
Partitë populliste gëzojnë një rritje të madhe në Evropë. Thuhet të jetë trefishuar rritja e mbështetjes së votuesve gjatë 20 vjetëve të fundit.
Sipas një hulumtimi, një e katërta e evropianëve kanë mbështetur partitë populliste në zgjedhjet e fundit nacionale.
Popullariteti në rritje i këtyre partive ka mundësuar udhëheqësit e tyre të jenë pjesë e qeverive në më shumë se 11 vendet evropiane, duke rritur sfidën e rendit politik ekzistues në kontinent, raporton “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e një studimi të suksesit të partive populliste në 31 vende evropiane gjatë dy dekadave të fundit tregojnë se popullizmi është në rritje. Kështu, në vitin 1998, partitë populliste ishin forcë margjinale politike, duke fituar rreth shtatë për qind të votave në gjithë Evropën, dhe këtë vit, mbështetja u rrit në 25 për qind të votuesve.
Matijs Roduin, një profesor në Universitetin e Amsterdamit, i cili udhëhoqi një ekip prej mbi 30 ekspertëve, të cilët realizuan studimin për partitë populliste evropiane, tha se përkrahësit e popullizmit pohojnë se ata përfaqësojnë interesat e njerëzve të zakonshëm kundër interesave personale.
Në anën tjetër, kritikët thonë se popullistët në pushtet shpesh nuk respektojnë normat demokratike, duke minuar median dhe gjyqësorin, ose në shkelje të të drejtave të minoriteteve.
Popullizmi në Evropë rrjedh nga dekada më parë.
Partia austriake e krahut të djathtë u themelua në vitin 1956 nga ish-nazistët dhe për herë të parë fituan mbi 20 për qind të votave në vitin 1994. Partia është pjesë e koalicionit aktual në pushtet në Austri.
Partitë populliste arritën gjithashtu sukses në Norvegji, Zvicër dhe Itali në vitet 1990. Por, edhe pas fillimit të mijëvjeçarit të ri, ide populliste, kundërshtarët dhe sfiduesit filluan të dalin nga Holanda në Francë, Hungari dhe Poloni.
Që atëherë në rritje është popullizmi sidomos pas krizës financiare të vitit 2008 dhe krizës së refugjatëve në Evropë në vitin 2015. Partia SYRIZA ka fituar 27 dhe 36 për qind të votave në Greqi dhe ajo britanike sjell Britaninë në brekxit me referendum, ndërsa Marine Le Pen është bërë anëtare e dytë e familjes së saj, duke arritur në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, duke fituar 33 për qind të votave.
Nga ana tjetër, partia tjetër Alternativa kundër emigrantëve në Gjermani u bë e para parti e ekstremit të djathtë, të cilët arritën të kenë përfaqësues në parlamentet e të gjitha shteteve, ndërsa në Bundestag ka mbi 90 deputetë. Në të njëjtën kohë, partitë e krahut të djathtë “League “dhe “lëvizja Five Star Italia” fituan rreth 50 për qind të votave dhe partia hungareze “Fidesz” fitoi mbështetjen e 49 për qind të votuesve.
Hulumtimet tregojnë se majtistët popullistë, të cilat në Evropë janë më pak të suksesshëm se sa rivalët e tyre konservativë, filloi të shtojnë pjesën e tyre të votave, duke bërë të mundur rritjen e partive sfiduese si “Podemos” në Spanjë dhe “Insumis” në Francë.
Anketa tregon se 12,5 milionë evropianë në vitin 1998 kanë jetuar në një vend me të paktën një ministër popullist, ndërsa në vitin 2018 numri është më shumë se dhjetë herë më i lartë.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Kush është ende në garë për zyrën e Këshillit Federal? Markus Ritter ishte i pari që shprehu publikisht interesin për t’u bërë Këshilltar Federal. Kush tjetër...
-
Zviceranët janë të pasigurt se si do të ndikojë mandati i dytë i Trump në vendin e tyre
-
Dyfishimi i plotë i hekurudhave të CFF midis Gjenevës dhe Lozanës kërkon kohë
-
Zvicra shkurton trajtimet mjekësore për të kursyer para
-
SHBA kufizon aksesin e Zvicrës në çipat e AI