Shkurt.ch
Gjithnjë e më shumë të rinj marrin ndihma sociale
Rreth 75 mijë fëmijë dhe të rinj nën moshën 17 vjet gjatë vitit 2012 kishin marrë asistencë sociale nga shteti
Gjithnjë e më shumë të rinj jetojnë nga ndihmat sociale në Zvicër. Bëhet fjalë për 4 mijë më shumë se një vit më parë. Shifrat tregojnë se vazhdimisht po rritet numri i grupmoshave deri në 17 vjet që varen nga ndihmat sociale.
Edhe mashtrimet janë shtuar. Në vitin 2008 figuronin të jenë 4.4 për qind, ndërsa një sondazh i fundit tregon se në vitin 2012 bëhet fjalë në 5.1 për qind.
Shumica e fëmijëve vijnë nga familje të mëdha ose me një prind. Walter Schmid, drejtor i Shkollës së Luzernit për punë sociale, thotë për “20min” se dhjetë për qind e fëmijëve që jetojnë në qytet figurojnë në listën e të varfërve.
Rritja, sipas Schmid, ndikon nga zhvillimet ekonomike. “Segmenti i ulët i pagave është zgjeruar dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë duke punuar punë të pasigurta. Së dyti, rritja e emigracionit luan një rol.
Numri i emigrantëve të varfër është rritur në Zvicër. Për shkak të shkallës së lartë të divorceve gjithnjë e më shumë prindër me fëmijë kërkojnë asistencë sociale”, thotë Schmid.
Sipas Rahel Strohmeier, ligjërues për punë sociale në Universitetin e Cyrihut ZHAW, shpesh një fakt i tillë ndodh nga kombinim i dy faktorëve: gjendja financiare e pasigurt shpesh është e lidhur me përgatitjen profesionale. “Prindërit që jetojnë të ndarë, familjet e mëdha apo ato të pashkolluara punojnë kryesisht me paga të ulëta.
Për Esther Gerber nga Instituti St Gallen trendi në të ardhmen mund të përkeqësohet. Nëse prindërit janë varur nga ndihmat sociale, është një shans i mirë që fëmijët e tyre të pasojnë rrugën e njëjtë. Nëse fëmijët nuk kanë njerëz të suksesshëm për rreth, është e vështirë për të gjetur një rrugëdalje nga varfëria”.
Ndryshe është me fëmijë me sfond migrimi, thotë Rahel Strohmeier. Krejt ka të bëjë me tregun e punës, ngase duhet të provojnë dy herë për një pozitë më të dobët pune. “Në shtëpi ata janë në rastin e familjeve më pak të arsimuar dhe të motivuar shumë pak për një trajnim më të plotë, për shembull, për shkak të emrit të tyre”.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












