Shkurt.ch
Gjithnjë më tepër preferohet shërbimi civil në vend të atij ushtarak
Sa më shumë njerëz që përcaktohen për shërbimin civil aq më pak prej tyre mbeten në dispozicion të ushtrisë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist
Forcat e Armatosura të Zvicrës këtë vit pritet të dështojnë në realizimin e qëllimit që shkollën e rekrutëve ta mbarojnë, siç është planifikuar, 18.500 veta. Por në të njëjtën kohë varianti civil i shërbimit ushtarak po paraqitet gjithnjë më i preferuar për të rinjtë zviceranë, shkruan srf.ch. Sipas statistikave më të reja, këtë vit shërbimin civil në kuadër të ushtrisë duan ta kryejnë më shumë se 6000 meshkuj të rinj, duke i ikur kështu shkollës së rekrutimit ose shërbimit ushtarak në kuptimin klasik.
Kështu, ushtria tashmë ka arritur në konstatimin se shërbimi civil është së tepërmi tërheqës, përcjell albinfo.ch. “Sa më shumë njerëz që përcaktohen për shërbimin civil aq më pak prej tyre mbeten në dispozicion të ushtrisë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist.
Në fakt prej pesë vitesh jemi dëshmitarë të një trendi sipas të cilit çdo vit ka më tepër të rinj që përcaktohen për shërbimin civil. Zyra qendrore e shërbimit civil thotë se është për brengosje fakti se jo çdonjëri pranon të kalojë në shërbimin klasik ushtarak pa ju ofruar fillimisht shansi i shërbimit civil.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














