Lajme
“Gjuha gjermane në lëvizje” në Kosovë
Ambasada Gjermane në Prishtinë në bashkëpunim me Sprachlernzentrum Pristina (partner zyrtar i Institutit Gothe), Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert dhe me Qendrën informuese për migrim, arsimim dhe karrierë DIMAK do të organizojë nga 10 deri 12 maj 2016 projektin “Gjuha gjermane në lëvizje”.
Në kuadër të projektit, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane dhe përfaqësuesit e organizatave tjera do të vizitojnë qytete dhe komuna në Kosovë, me qëllim që kosovarëve, me theks të veçantë të rinjve, nxënësve dhe studentëve t’ju ofrohen njohuri rreth kulturës dhe gjuhës gjermane. Për këtë shkak do të hapen pika informacione në vende pubike, në të cilat do të ofrohet një program i larmishëm.
“Gjuha gjermane në lëvizje” do të jetë mysafir në Graçanicë, Gjilan, Prizren, Pejë. Mitrovicë e Skenderaj.
Pjesë e programit do të jenë kurse të shkurtëra të gjuhës gjermane, të cilat do të organizohen nga Sprachlernzentrum Pristina. Gjithashtu kalimtarët, ndër ta nxënësit dhe studentët, do të kenë mundësi të bien në kontakt me përfaqësuesit e Sprachlernzentrum Pristina (partner zyrtar i Institutit Gothe), Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert dhe DIMAK.
Krahas informatave të përgjithshme rreth kulturës dhe gjuhës gjermane do të kenë mundësi, sidomos nxënësit dhe studentët, të informohen për mundësitë e studimeve dhe bursave për studime në Gjermani. Në fund, të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar që të marrin pjesë në një kuiz, fituesit e të cilit do të shpërblehen.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











