Të tjera
Gjukanoviç: Ka rrezik të falsifikohet regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, në favor të serbëve
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, në një intervistë me median kroate HRT ka ngritur shqetësime se regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në Mal të Zi po synohet të falsifikohet, abuzohet dhe se përmes saj të “dëshmohet” se serbët në Mal të Zi gjoja janë të rrezikuar.
Sipas tij, eskponentët politikë po kërkojnë mbështetje nga shteti i Serbisë dhe se Mali i Zi është përballë krizës më të madhe politike dhe institucionale që nga fillimi i sistemit shumë-partiak politikë.
“Nacionalizmi serbomadh në thelb nuk është pajtuar kurrë me pavarësinë malazeze. Thjesht duhet të dëgjojmë deklaratat, jo në çdo moment, por të presidentit të Serbisë, i cili në disa raste, duke kritikuar paraardhësin e tij, tha se Tadiç dikur e ka lejuar Malin e Zi të bëhet i pavarur”.
“Është sikur të duhet të pyesnim presidentin Tadiç apo presidentin Vuçiç”, për pavarësinë e Malit të Zi. Kur është fjala për regjistrimin e popullsisë, është e qartë, ata duan të falsifikojnë regjistrimin në Mal të Zi, duan të abuzojnë politikisht dhe duan të dëshmojnë se serbët në Mal të Zi gjoja janë të rrezikuar, prandaj kanë nevojë për mbështetjen e shtetit të Serbisë”, deklaroi Gjukanoviç.
“Siç qëndrojnë faktet, më lejoni t’ua shpjegoj: në vitin 1981 në Serbi kanë jetuar 147.000 malazezë, ndërsa në Serbi në vitin 2011 kanë jetuar 38.000 malazezë. Pra, afërsisht 110,000 më pak se 30 vjet më parë. Kur bëhet fjalë për serbët në Mal të Zi, në vitin 1981, 9.3 për qind ishte numri i serbëve në Mal të Zi. Tridhjetë vjet më vonë, në vitin 2011, janë 28.7 për qind serbë”, thekson Gjukanoviç.
“Pra, kaq për asimilimin e përfaqësuesve të popullit serb në Mal të Zi. Dhe po kaq u bëhet vonë tyre për mundësitë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor malazez të malazezëve që jetojnë në Serbi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












