Kosova
Gjuriq: Prishtina vazhdon t’i parandalojë mallrat nga Serbia

Situata me furnizimin e serbëve në veri të Kosovës me produktet ushqimore bazë është ende shumë e vështirë, pasi Prishtina vazhdon të parandalojë dorëzimin e mallrave serbe në të gjitha mënyrat, tha sot i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, përcjell albinfo.ch.
“Më së shumti do të doja të them se furnizimi i qytetarëve në veri të Kosovës është normalizuar, por kam frikë se për shkak të këmbënguljes kokëfortë të Prishtinës për taksat e mallrave nga Serbia, situata nuk do të jetë normale edhe për një kohë. Prishtina vazhdon ta vështirësojë atë, por ne jemi duke ia arritur disi“, tha Gjuriq.
Biznesmenët nga veriu i Kosovës, të cilët furnizohen me mallra nga Serbia, javën e kaluar, në marrëveshje me pronarët e dyqaneve, organizuan një protestë paralajmërimi dyditore.
Prishtina zyrtare akuzoi Beogradin se dëshiron të krijojë krizë humanitare duke mbyllur dyqanet. Ndërkohë, produktet ushqimore serbe përsëri u shfaqën në dyqanet në veri të Kosovës, dhe presidenti Aleksandar Vuçiq ka shprehur pritje se Serbia në ditët e ardhshme do të përmirësojë situatën me furnizime.
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet