E-Diaspora
Gjykata detyron qytetin e Këlnit t`i gjejë strehë familjes shqiptare
Meqenëse aplikuesit nuk ishin në gjendje të gjenin vetë një vend për strehim, qyteti si autoritet rregullator ishte i detyruar t'i strehojë ata në një strehë për njerëz pa shtëpi, deri sa të caktoheshin në një qendër pritjeje
Edhe të huajt kanë të drejtë për strehim kur janë pa shtëpi, pavarësisht detyrimit për t’u larguar nga vendi. Gjykata Administrative e Këlnit ka vendosur kështu dhe ka shpallur kërkesën urgjente, me të cilën i jep të drejtë një familjeje shqiptare, shkruan judid.de.
Familja në fjalë, një çift me dy fëmijë, kishte hyrë kohë më parë në Gjermani. Ata i kanë thënë zyrës së emigracionit të qytetit të Këlnit se nuk dëshironin të aplikonin për azil. Zyra më pas u ka lëshuar atyre një “certifikatë të kalimit kufitar”. Ky është një dokument, i cili personave që janë të detyruar të largohen nga vendi u cakton një periudhë largimi vullnetar.
Meqenëse familja nuk u largua brenda periudhës së caktuar, pika qendrore e shpërndarjes duhet t`ia ndajë asaj një vend në një qendër pritjeje, transmeton albinfo.ch. Pasi që kjo nuk funksionoi, familja shqiptare ka aplikuar në qytetin e Këlnit për një vend urgjent të strehimit dhe e kaloi natën atje. Të nesërmen, ata duhej të largoheshin nga strehimi i urgjencës, sepse certifikata e kalimit kufitar kishte skaduar.
Familja e detyruar të largohej, ka bërë ndërkohë një kërkesë urgjente në Gjykatën Administrative të Këlnit, për të realizuar akomodimin në një strehë urgjente në qytetin e Këlnit derisa t`u gjendej një vend në një qendër pritëse. Shqiptarët argumentuan se ata përndryshe do të mbeteshin të pastrehë dhe duhej të flinin në rrugë me gjithë fëmijët.
Qyteti i Këlnit nuk u pajtua me këtë argumentim dhe iu referua detyrimit që kishte familja për t’u larguar, përcjell albinfo.ch. Argumenti se familja ishte e pastrehë, nuk ishte i vlefshëm për qytetin, pasi që familja kishte mundësi të kthehej në Shqipëri në çdo kohë. Në lidhje me këtë, qyteti iu referua ekzistimit të lidhjeve ditore të autobusit me Tiranën.
Meqenëse aplikuesit nuk ishin në gjendje të gjenin vetë një vend për strehim, qyteti si autoritet rregullator ishte i detyruar t’i strehojë ata në një strehë për njerëz pa shtëpi deri sa të caktoheshin në një qendër pritjeje, transmeton albinfo.ch. E drejta e akomodimit nuk përfundon për shkak të detyrimit për të lënë vendin ose për shkak të kalimit të afatit të certifikatës së kalimit kufitar. Përkundrazi, e drejta ekzistonte, e pavarur nga detyrimi i të huajve për t`u larguar, për sa kohë që aplikantët ishin të pastrehë dhe ishin akoma në fushën e përgjegjësisë së qytetit të Këlnit.
E-Diaspora
-
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë Më 21 maj, Albanian Institute of Cultural Studies me seli në Prishtinë organizoi webinarin online me... -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













