Shkurt.ch
Gjykata e Strasburgut fajëson Zvicrën për dëbimin e padrejtë të një tamili
Autoritetet zvicerane kishin riatdhesuar në Sri Lankë një tamil me gjithë familjen. Me kthimin në atdhe, e gjithë familja ishte marrë në pyetje ndërsa kryefamiljari ishte mbajtur në arrest afër 2 vite
Duke bërë dëbimin e një tamili në vendin e prejardhjes, Zvicra ka shkelur konventën evropiane mbi të drejtat e njeriut, në pikën që ndalon torturën, gjegjësisht nenin 3. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut në Strasburg, shkruan sda.ch.
Kjo shkelje ka ndodhur në vitin 2013, kur autoritetet zvicerane kishin vendosur riatdhesimin në Sri Lankë të një tamili dhe familjes së tij, transmeton albinfo.ch. Me kthimin në atdhe, e gjithë familja ishte marrë në pyetje ndërsa kryefamiljari ishte mbajtur në arrest afër 2 vite.
Gjykata e përmendur në vendimin e publikuar të enjten (sot) ka konstatuar se Zvicra, në vendimin e marrë në vitin 2009 lidhur me kërkesën për azil të personit në fjalë, nuk kishte bërë në mënyrë të mjaftueshme shqyrtimin e lëndës së tij. Në atë kërkesë, tamili i përmendur kishte përmendur se gjatë viteve `90 ai kishte luftuar si pjesë e “Tigrave tamilë” dhe për pasojë ishte arrestuar dhe keqtrajtuar.
Megjithatë, autoritetet zvicerane ia kishin hedhur poshtë kërkesën për azil, përcjell albinfo.ch. Edhe ankesa që ai kishte bërë në Gjykatën Federale Administrative kishte marrë përgjigje negative. Kështu, më 21 gusht të vitit 2013 familja tamile me dy fëmijë ishte dëbuar. Ata ishin arrestuar që në aeroportin e kryeqytetit, Colombo dhe ishin marrë në pyetje për 13 orë rresht. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët ishin liruar, burri ishte mbajtur në arrest prej nga ishte liruar vetëm në prill të vitit 2015.
Një fat të ngjashëm e kishte pësuar edhe një tamil tjetër, i dëbuar, i cili ishte arrestuar në aeroportin e Colombos. Nisur nga këto dy përvoja, Zvicra që nga shtatori i vitit 2013 kishte pezulluar dëbimin e tamilëve në Sri Lanka.
Një ekspertizë që kishte porositur Gjykata e Strasburgut kishte ardhur në përfundimin se risku individual për të dëbuarit si rezultat i mangësive të ndryshme, nuk ishte vlerësuar në mënyrë reale.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












