Shkurt.ch
Gjykata Federale: Jo çdo ngasës i shpejtë makinash të dënohet si “raser”
Edhe në të ardhmen parimisht duhet nisur nga ajo se një “raser” kryen veprën e tij në mënyrë të qëllimshme ose me parashikim. Por nuk mund të përjashtohet që në raste të caktuara shoferi nuk e ka bërë këtë me qëllim prandaj për këtë arsye në rastet në fjalë nuk kemi të bëjmë me një “raser”
Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane ka bërë një përkufizim të ri të asaj se çka mund të quhet “Raser” (emërtim gjermanisht për shoferët që vozisin shpejt) dhe rrjedhimisht, në çfarë rrethanash kjo vepër mund të jetë e dënueshme. Sipas gjykatës në fjalë, në të ardhmen si “raser” do të dënohen vetëm ata te të cilët është konstatuar se ngasjen e shpejtë e kanë bërë me qëllim ose në mënyrë të planifikuar, shkrujanë mediat zvicerane.
Në këtë mënyrë, gjyqtarët do të kenë më tepër hapësirë veprimi në rastet e gjykimit të “raser”-ëve, tansmeton albinfo.ch. Kështu, te rastet e shoferëve që kanë tejkaluar së tepërmi kufirin e lejuar të shpejtësisë nuk është e thënë që patjetër se kemi të bëjmë me “raserë”.
Në një vendim të marrë në vitin 2014, Gjykata Federale kishte konstatuar se një ngasës veture në një rast të tillë duhet të konsiderohet patjetër “raser” dhe se këtë tejkalim e ka bërë në mënyrë të qëllimshme.
Por, një ngasës makine nga Gjeneva ia ka argumentuar Gjykatës Federale se në rastin e tij nuk ka qenë fjala për tejkalim të qëllimshëm të shpejtësisë. Ai ka vozitur 100 kilometra në orë, në zonën ku është e lejuar shpejtësia prej 50 kilometrash në orë dhe për këtë tejkalim është dënuar me një vit burg me kusht.
Ndonëse Gjykata Federale e ka hedhur poshtë ankesën e shoferit në fjalë, ajo ndërkohë e ka ndryshuar gjykimin e saj. Edhe në të ardhmen parimisht duhet nisur nga ajo se një “raser” kryen veprën e tij në mënyrë të qëllimshme ose me parashikim, përcjell albinfo.ch. Por nuk mund të përjashtohet që në raste të caktuara shoferi nuk e ka bërë këtë me qëllim prandaj për këtë arsye në rastet në fjalë nuk kemi të bëjmë me një “raser”.
Delikti që përshkruan ngasjen e shpejtë e të dënueshme (rastet “raser”) është futur në ligj vitin 2013 me programin “Via Secura”, me qëllimin për të ngritur sigurinë në trafik. Sipas rregullimit të ri, “raserët” duhet të dënohen me më së paku një vit heqje lirie ndërsa patentshoferi do t`u merret për së paku dy vite.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













