Kosova

Gjykata Speciale nuk deklarohet për media

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka informuar të gjithë mediat prezente në Hagë, që po i përcjellin intervistimet e të thirrurve të Gjykatës Speciale, se nuk do të ketë konferencë për media.

Ndonëse gjatë ditës ishte thënë se do të organizohet një gjë e tillë, tani është njoftuar se është refuzuar ideja për t’u deklaruar.

Ish-komandanti i UÇK-se për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tashmë është duke u intervisuar në pjesën e dytë nga Prokurori Special, pas një pauze pas marrjes në pyetje për më shumë se dy orë në pjesën e parë.

Në Hagë të Holandës gjendet edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet pas dy ditësh, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.

Në listë për t’u intervistuar brenda këtyre ditëve është edhe Sabahudin Cena, ndonëse nuk është konfirmuar data e saktë.