Kosova
Gjykata Supreme e Kosovës hedh poshtë ankesat rreth verifikimit të votuesve nga diaspora
Para pak ditësh, Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës joqeveritare, Germin, përmes së cilave është kundërshtuar vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e verifikimit të votuesve që jetojnë jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Edhe Gjykata Supreme e Kosovës, përmes Aktvendimit AA.nr.1/2021 e ka hedhur si të palejuar ankesën tonë kundër vendimit nr. 42-2021 të KQZ dhe vendimit Anr.1/2021 të PZAP.
Sikurse kjo e fundit, Gjykata Supreme vlerëson se vendimi i KQZ-së nuk i cenon të drejtat zgjedhore të garantuara me Kushtetutë dhe me Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 122.1, pika a) përfshirjen ose largimin e një personi për të marrë pjesë në programin votues brenda apo jashtë Kosovës.
Organizata joqeveritare “Germin” ka shkruar se do të vazhdojnë të konsiderojnë se vendimi i KQZ nr. 42-2021 i datës 11.01.2021 cenon të drejtat kushtetuese dhe ligjore, çka po vërtetohet edhe në procesin e verifikimit të aplikuesve për votim nga jashtë përmes telefonit, ku janë raportuar raste të largimit nga lista e votuesve për shkak të mosqasshmërisë në telefon.
Prandaj, do të përdoren të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













