Lajme
Gjysma e buxhetit të Kuvendit për rrogat e deputetëve
Deputetët shpenzojnë gjysmën e buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë për paga, dieta dhe shërbime, raportoi të martën e përditshmja Panorama. Duke iu referuar relacionit të Kuvendit për realizimin e buxhetit të institucionit për vitin 2010, rezulton se nga fondi prej afërsisht 800 milionë lekësh në dispozicion të Kuvendit, gjysma e tyre ose afërsisht katër milionë dollarë janë përfituar nga deputetët.
Peshën më të madhe specifike e zënë përfitimet që deputetët gëzojnë nga statusi i deputetit dhe ato përbëjnë 47 për qind të totalit të shpenzimeve.“Këtu përfshihen përfitimet financiare për shpenzime telefoni, karburant, qera banese, honorare për pjesëmarrje në komisione, dieta për pjesëmarrje në aktivitete parlamentare si seanca plenare dhe mbledhjet e grupeve parlamentare, etj.”, thuhet në relacionin e Kuvendit.
Sa i takon dietave për udhëtimet jashtë vendit, mësohet se ato zënë 12 për qind, ndërsa shpenzimet për telefoninë fikse dhe celulare zënë rreth 8për qind. Ndërkaq sipas këtij relacioni shpenzimet për paga dhe kontribute janë realizuar në masën 94 për qind, ku 6për qind mosrealizim ka ardhur si rezultat i bojkotit të socialistëve, të cilëve u është bërë ndalesa e pjesshme e pagës për shkak të mospjesëmarrjes në aktivitetet parlamentare.
Shqipëri, gjysma e buxhetit të Kuvendit për rrogat e deputetëveNdërkaq, nga buxheti i shtetit Kuvendit iu akordua një fond prej 142 milionë lekësh të destinuara për investime, nga të cilat peshën kryesore e zinin rikonstruksioni I sallës së seancave plenare dhe i kryesisë së Kuvendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













