Futboll

Goli i Shaqirit kundër Serbisë shpallet më i miri i vitit

Goli që çoi në këmbë gjithë shqiptarët dhe zviceranët gjatë Kampionatit Botëror Rusi 2018.

Goli i shënuar në minutën e fundit, për të përmbysur rezultatin në 2:1 mes Zvicrës dhe Serbisë është shpërblyer si goli më i bukur në vendin helvet, shkruan blick.ch. Ai gol gjithashtu do mbetet gjatë në kujtimet e shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.

Sa u takon lojtarëve më të mirë, portieri Yan Somer është shpallur lojtari i vitit në Zvicër, ndërsa në kategorinë e femrave ky çmim i ka takuar Lara Dikeman.