E-Diaspora
Goli i Shkëlzen Gashit, Bazeli sërish në krye të tabelës
Ky është goli i pestë në këtë sezon i sulmuesit të FCB, Shkelzen Gashi
Shkelzen Gashi, golgeteri numër një i sezonit të kaluar në superligën zvicerane, i ka siguruar fitoren ekipit të tij Bazelit në përballje me Young Boys.
FC Bazel sërish është rikthyer në krye të tabelës, në superligën zvicerane, pas fitores minimale ndaj Young Boys (0:1).
Golin e vetëm në minutën e 33-të e ka shënuar futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi.
Ky është goli i pestë në këtë sezon i sulmuesit të FCB, Shkelzen Gashi.
Në këtë ndeshje 90 minuta për Bazelin ka luajtur edhe Taulant Xhaka, i cili ishte heroi në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Shkelzen Gashi, golgeteri i superligës së Zvicrës, në fund të sezonit pati kaluar nga Grasshoppers (GC) i Cyrihut në FC Basel.
Ndeshjet këtë fundjavë të superligës, si edhe të challenge ligës zhvillohen nën moton “Kundër dhunës dhe diskriminimit”.
Për të tretin vit me radhë, të gjitha 20 klubet i janë bashkuar këtij aksioni.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













