Kuriozitete
Google dhe Facebook detyrojnë stafin: “Pa vaksinë, mos hajdeni në punë”!
Në kohën kur fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar ndjeshëm, gjigantët Google dhe Facebook po kërkojnë të japin kontributin e vet
Përpara kthimit në zyrat e tyre në SHBA të gjithë punonjësit e koncerneve të internetit duhet të vaksinohen ndaj koronavirusit. Këtë e njoftuan të dyja sipërmarrjet pavarësisht njera-tjetrës, të cilat e kanë zgjatur sakaq ofertën për punë nga shtëpia për shkak të përhapjes së variantit Delta.
“Kushdo që vjen në zyrat tona, duhet të jetë i vaksinuar”, deklaroi shefi i Google Sundar Pichai, transmeton TCh, përcjell Albinfo.ch.
“Ne do ta aplikojmë këtë rregullore javët e ardhshme në SHBA dhe në muajt e ardhëshëm do ta zgjerojmë atë edhe në rajone të tjera”, deklaroi ai. Jashtë SHBA-së rregullorja do të përshtatet me kushtet e rregulloreve ndaj koronavirusit si dhe sasinë e vaksinave në dispozicion në vendet përkatëse.
Në një e-mail drejtuar më shumë se 130.000 të punësuarve CEO i Google shkruan, se duke nisur nga 18 tetori ata mund të rikthehen në vendin e punës.
Fillimisht si afat për kthimin në zyra ishte parashikuar 1 shtatori. Google u pati krijuar mundësi punonjësve të vet qysh vitin e kaluar që të punonin nga shtëpia. Facebook planifikon, që duke filluar nga shtatori në zyra të paraqitet 50 përqind e personelit. Ndërsa nga tetori duhet të punohet sërish nga zyra.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike