Lajme
Google konsideron mundësinë e përdorimit të mjeteve të IA për gazetarët
Google po vlerëson mundësinë e përdorimit të mjeteve të Inteligjencës Artificiale për të shkruar artikuj lajmesh dhe është në bisedime me agjencitë e lajmeve për t’i përdorur instrumentet për të ndihmuar gazetarët, tha një zëdhënës i kompanisë të mërkurën.
Zëdhënësi nuk i përmendi emrat e mediave, por New York Times raportoi se Google zhvilloi diskutime me Washington Post, News Corp, e cila ka në pronësi Wall Street Journal, por edhe me New York Times, ndër të tjera.
Këto instrumente të Inteligjencës Artificiale mund të ndihmojnë gazetarët me opsionet për titujt apo për stilin e të shkruarit, për shembull, “për të përmirësuar punën dhe produktivitetin” – deklaroi zëdhënësi i Google, duke shtuar se ndodhet në “fazat e para të vlerësimit të kësaj ideje”.
“Thjesht, këto mjete nuk synojnë dhe nuk mund ta zëvendësojnë rolin thelbësor të gazetarëve në raportim, krijim dhe kontrollimin e fakteve të artikujve të tyre” – tha zëdhënësi.
Megjithatë, disa drejtues, të pranishëm gjatë prezantimit të Google, e cilësuan shqetësues, tha NYT, duke shtuar se ata kërkuan të mos identifikoheshin.
Mjeti i Inteligjencës Artificiale që u prezantua quhet Genesis, tha NYT, duke cituar persona që kanë dijeni me çështjen.
Një zëdhënës i News Corp refuzoi ta komentojë raportin e NYT dhe instrumentin e Inteligjencës Artificiale, por deklaroi: “Kemi një marrëdhënie të mirë me Google dhe e vlerësojmë përkushtimin në afat të gjatë të Sundar Pichai në lidhje me gazetarinë”.
Lajmi vjen disa ditë pasi Associated Press deklaroi se do të bashkëpunojë me OpenAi, i cili ka në pronësi ChatGPT, për të përdorur IA gjeneruese në lajme – një marrëveshje që mund të krijojë precedentë për bashkëpunime të ngjashme midis industrive.
/ Reuters
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit










