Lajme
Goranët kosovarë po pajisen me pasaporta bullgare
Autoritetet bullgare së fundi kanë nisur një fushatë për pajisjen e komunitetit goran në Kosovë me shtetësi dhe pasaporta bullgare.
Agjencia e lajmeve INA raporton se përfaqësues të Qeverisë bullgare theksojnë se komuniteti goran është me origjinë bullgare dhe jo maqedonase dhe se atyre i ofrohen pasaportat joshëse me qëllim të mundësisë më të mirë për t`u punësuar në vendet e BE-së.
Gjithashtu ofertat janë edhe për të rinjt goran, të cilëve u mundësohen bursa falas për studime në universitetet e Sofjes dhe Plovdivit.
Shqetësimi rreth kësaj është paraqitur edhe nga një shoqatë Maqedono-gorane, me ç`rast përfaqësuesi i saj, Avni Rahti ka deklaruar se deri tani mbi 100 goranë janë pajisur me shtetësi bullgare, që sipas tij ata i takojnë komunitetit maqedonas.
Ai ka deklaruar se për çdo ditë rritet numri i atyre që deklarohen për bullgarë, dhe se tashmë është vënë edhe një linjë udhëtimi nga Dragashi deri në Sofje, raporton Ina.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














