Kosova
Grabitje me armë në një bankë në Fushë Kosovë
Deri tani policia ka arritur të sekuestrojë një motor, që dyshohet se është përdorur prej të dyshuarve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një bankë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.
“Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e armës (duke shtënë në ajër), janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.
Deri tani policia ka arritur të sekuestrojë një motor, që dyshohet se është përdorur prej të dyshuarve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ai po ekzaminohet nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin.
Policia kërkon nga qytetarët të cilët kanë ndonjë informacion lidhur me këtë rast të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e këtyre akteve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












