Sport
Granit Xhaka, afër kalimit në Arsenal
Beteja për transferimin e Granit Xhakës është e hapur. Klubi anglez, Arsenal, është në kërkim të lojtarit shqiptar që luan për përfaqësuesen zvicerane. Ata janë afër transferimit të Xhakës nga Borussia Dordmund. Për këtë Arsenal është i gatshëm të japë shumën prej 27.5 milionë eurosh, raporton “Sportbild”.
Në anën tjetër, sipas “Kicker”, kalimi i Xhakës në Arsenal do t’ i kushtojë klubit londinez rreth 42-42 milionë euro.
Eberl: Do të luftojmë për Granitin
Topçinjtë i kanë ofruar një kontratë pesëvjeçare mesfushorit shqiptar. Por, drejtori sportiv, Max Eberl, i Gladbach-ut, ka thënë se “ne do të luftojmë ta ndalin Granitin”, përcjell albinfo.ch.
“Për një lojtar si Xhaka, sigurisht se interesi është shumë i madh”, thotë ai. “Deri tash nuk ka ndonjë ofertë zyrtare”. Xhaka ka marrëveshje me klubin gjerman deri në vitin 2019.
Në rast të kalimit të Xhakës në Arsenal për shumën e cila po flitet, atëherë do të jetë transferi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Borussia Gladbach. Deri tash lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Gladach është gjermani Marco Reus, i cili u transferua në vitin 2012 në Dortmund për një shumë prej 17, 1 milionë eurosh.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












