Futboll
Granit Xhaka, afër zyrtarizimit te Bayer Leverkusen
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayer Leverkusenit, pasi thuhet se ka përfunduar me sukses marrëveshja me Arsenalin.
Megjithatë, mesfushori shqiptar do të transferohet në një kampionat që e njeh mirë, siç është Bundesliga, ku më parë luajti me Borussia Monchengladbach.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Xhaka do të kalojë përfundimisht te Leverkuseni, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Arsenalin.
Xhaka kishte akord me Leverkusenin nga muaji maj, por marrëveshja mes klubeve erdhi vetëm tani pas përfundimit të marrëveshjes së Arsenalit me Declan Rice.
Transferimi i 30-vjeçarit prishtinas thuhet se do t’u kushtojë gjermanëve plot 25 milionë euro, ndërsa Xahaka do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












