Futboll

Granit Xhaka i gëzohet fitores së Arsenalit

Pas përfundimit të ndeshjes. edhe lojtari shqiptar, Granit Xhaka, është shprehur i kënaqur me lojën dhe krenar me klubin e Arsenalit

Arsenali u është rikthyer fitoreve pas katër barazimeve radhazi në Ligën Premier, duke e mposhtur Newcastle Unitedin 4-0 në kuadër të javës së 26-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse të dyja skuadrat kishin shanse të mira për të shënuar.

Në të dytën, The Gunners kishin një fytyrë tjetër, e që arritën të shënonin dy herë.

Fillimisht ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi në minutën e 54-t, me një asistim të Nicolas Pepe.

Tre minuta më vonë, Pepe arriti të futej edhe në listën e realizatorëve, derisa u asistua nga Bukayo Saka.

Topçinjtë arritën ta realizonin edhe golin e tretë, me anë të Mesut Ozilit në minutën e 89-të, derisa të katërtin e shënoi Alexander Lacazette (90+4′), për t’i marrë kështu tri pikë të plota pas katër javësh.

Arsenali vazhdon të jetë në venin e dhjetë me 34 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të takohen me Evertonin, por fillimisht do të luajnë me Olympiacosin në Ligën e Evropës.

Pas përfundimit të ndeshjes, edhe lojtari shqiptar, Granit Xhaka, është shprehur i kënaqur me lojën dhe krenar me klubin e Arsenalit.

Ai ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se: “E diela… me të vërtetë e kënaqshme të jesh pjesë e kësaj – i lumtë të gjithë ekipit”.  /Albinfo.ch