Futboll
Granit Xhaka larg Arsenalit, kërkohet nga skuadra gjermane
Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, një klub i ofron Arsenalit shkëmbimin e bujshëm
Granit Xhaka pritet që të largohet nga Arsenal në fundin e këtij sezoni. Mesfushori, i cili është dhe një nga kapitenët e skuadrës do të futet në vitin e fundit të kontratës, e natyrisht që dhe tek “topçinjtë” mendojnë që të përfitojnë diçka nga shitja e mundshme e Xhakës, përcjell albinfo.ch.
Mikel Arteta ka zbuluar dhe dëshirën e tij për të zëvendësuar Xhakën. Bëhet fjalë për Deklan Rajs, por Uest Hemi kërkon 100 milionë paundë, një shifër tepër e lartë. Në skenë tani ka dalë një tjetër opsion me Bajer Leverkuzenin që kërkon shkëmbimin e Xhakës me Musa Diabi. Klubi gjerman është gati që ti ofrojë një kontratë afatgjatë futbollistit që aktivizohet me përfaqësuesen zvicerane, diçka që e tundon Xhakën për të shqyrtuar ofertën e skuadrës gjermane.
Arsenal në anën tjetër do të shtonte në organikë një lojtar me shumë cilësi, pasi Diabi ka shënuar 9 gola gjatë këtij edicioni në Bundesligë, ndërsa numëron dhe 5 realizime në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












