Integrimi
Granit Xhaka, një idhull i denjë për adhurimin e fansave të tij
Atë, thjesht, “e do kamera”, Granit Xhakën. Siç e duan e gjithë ajo armatë fansash: fëmijë, pleq e të rinj që kanë ardhur në ambientet e një qendre tregtare të qytetit të vogël St.Margarethen të Kantonit St. Gallen për të marrë një kujtim, një fotografi a një autograf apo një “selfie” me të adhuruarin e tyre.
Krahas tij janë edhe bashkëlojtarët nga Borussia Mönchengladbach Patrick Herrmann dhe Jonas Hofmann, por të cilët duhet “të vuajnë” pak nën hijen e Xhakës. Fundja, Graniti është në vendin e vet, në Zvicër dhe në një regjion ku jetojnë shumë shqiptarë, shkruan albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.
Rreshti i gjatë prej mijëra vetash, më shumë shqiptarë por edhe mjaft zviceranë e të tjerë nuk pushon për rrafsh dy orë. Të gjithë duan një nënshkrim të Granitit dhe ai nuk përton t`ua japë: në kartolinat me fotografinë e tij, që janë mbi një mijë por që ndërkohë mbarohen kur ende kishte edhe shumë të tjerë duke pritur në radhë…
Por Graniti me buzëqeshjen që nuk i zbret asnjëherë nga fytyra, i denjë për adhurimin e të gjithëve, vazhdon që autografin t`ua japë edhe në flamujt shqiptarë që ata kishin marrë me vete, në pjesë të veshjeve, në telefonat celularë, në topa e madje edhe në fytyrat gazmore të çunave e vogëlusheve që prisnin me durim derisa t`u vinte radha.
Në mesin e tyre ishte edhe i moshuari Qani Fejzullahu nga Kumanova, i cili kishte ardhur mysafir te e bija. Ai me dhëndrin Beqir Uruglica dhe me të nipin marrin me ngazëllim disa poza me të adhuruarin e tyre. “Ma dha fjalën se do të luajë për Shqipërinë dhe mu bë qejfi”, thotë për albinfo.ch plot entuziazëm Qaniu. Ai i do të gjithë futbollistët shqiptarë që kanë depërtuar në botë por Xhakën e ka ashtu “për meraku”, siç e thotë. Edhe Beqiri e adhuron Granit Xhakën dhe ndjehet i kënaqur që ka bërë fotografi me të.
Ndërsa vogëlushes Anisa Halili i shkëlqen fytyra derisa ndahet nga idhulli i saj, Granit Xhaka. Ai e ka përqafuar dhe i ka dhënë autografin në flamurin kuq e zi që ajo ia ka ofruar. “Po, jam shumë e lumtur që mora autografin dhe fotografinë me futbollistin tim të adhuruar”, thotë Anisa me një shqipe solide teksa na e deshifron emrin për albinfo.ch: “A-n-i-s-a” na e tërheq vërejtjen dhe jo “Alisa”.
Takimi dyorësh përfundoi me intervistën ekskluzive që Granit Xhaka e dha me përzemërsi për albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve





















