Sport
Granit Xhaka: Nuk e doja Shqipërinë në grupe
"Ju nuk e dini se si është kur luan kundër një kombi, të cilit i detyrohesh shumë"
Granit Xhaka duke folur për ‘Bild’ ka thënë se nuk dëshironte që në grupet e Evropianit të ballafaqohej me Shqipërinë dhe vëllanë e tij, Taulantin, i cili luan për kuqezinjtë. “Nuk do doja të luaja kundër Shqipërisë. Vëllai kundër vëllait, nuk e di si do të jetë kjo ndjenjë që do të përjetoj në Francë kësaj vere. Ju nuk e dini se si është kur luan kundër një kombi, të cilit i detyrohesh shumë, transmeton albinfo.ch.
Unë e di mirë, se e kam provuar, por nuk dëshiroja ta përsërisja më kurrë. Është sinqerisht një ndjenjë e ndyrë”, ka thënë Xhaka, duke shtuar: “Është shumë emocionuese. Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende pse kam vendosur të luaj për Zvicrën. Ka njerëz të lënduar, ndaj jam fishkëllyer nga bashkatdhetarët e mi, madje pjesërisht edhe jam ofenduar në dy ndeshjet e luajtura kundër Shqipërisë”, theksoi Xhaka.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












