Shqipëria
Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025
Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.
“Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor.” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.
Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.
Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri. BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera.
GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.



Të ngjashme

Green Coast, 7 arsye pse duhet të investoni tani
- Green Coast, investimi më i sigurt në Rivierën Shqiptare
- Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar
- Green Coast, projekti i arritjeve të mëdha arkitekturore
- Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare
- Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i... -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies














