Kosova
Grenell: S’jam në Kosovë për debat politik, por për zhvillim ekonomik
Të rinjtë e Kosovës duan vende të reja të punës, dhe aty duhet të ketë fokus
Emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ku u prit nga presidenti Hashim Thaçi.
Grenell u ka thënë gazetarëve se nuk ka ardhur për të ndërhyrë në formimin e Qeverisë, por që misioni i tij është të përcjellë politikat e Trumpit në zhvillimin ekonomik, edhe në Kosovë e Serbi, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Grenell tha se të rinjtë e Kosovës duan vende të reja të punës, dhe aty duhet të ketë fokus.
“Duam të zhvillojmë ekonomikisht këtë rajon. Të rinjtë kanë nevojë për punë, kjo është politika e presidentit Trump. Ekonomia në SHBA po eksplodon, sepse kemi thënë se njerëzit duhet ta marrin pushtetin”, ka thënë Grenell.
Nga ana tjetër, ai tha se SHBA-ja po përkujdeset që këtë t’ua thotë liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se duhet të zgjidhen përfundimisht problemet politike.
“Presidenti Trump ka qenë i përqendruar në këtë, duke thënë: ‘Kur keni ekonomi të fuqishme, kur keni njerëz që marrin pjesë në ekonomi me mënyra të reja, me biznese të reja, çështjet politike bien, sepse atëherë njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme. Për këtë jam këtu dhe s’dua të kyçem në debatin politik, sepse kjo po na lë prapa. Dua të shikoj problemet që i kemi, e më pas t’i çojmë Kosovën dhe Serbinë përpara”, tha Grenell.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”















