Bota
Greqia do t’i dëbojë migrantët
Burime qeveritare greke bënë të ditur të enjten se Greqia ka zmbrapsur afro 35 mijë migrantë
Turqia do të pozicionojë një mijë forca speciale policore përgjatë kufirit të saj me Greqinë të enjten për të ndaluar rikthimin e migrantëve drejt territorit të saj.
Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu i cili shtoi se autoritetet greke kanë plagosur 164 migrantë.
“Ata kanë plagosur 164 persona dhe po përpiqen të rikthjenë 4,900 të tjerë në Turqi, Ne po vendosim një mijë policë të forcave speciale në kufiri për ta parandaluar këtë”, tha zoti Soylu për gazetarët gjatë një konference në krahinën Edirne që ndodhet në kufirin veriperëndimor të vendit, transmeton Zëri i Amerikës.
Burime qeveritare greke bënë të ditur të enjten se Greqia ka zmbrapsur afro 35 mijë migrantë që janë përpjekur të hyjnë në territorin e saj në mënyrë të paligjshme që kur Turqia hapi kufirin rreth një javë më pare, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtat burime thanë se po përgatitet të dëbojnë me qindra të tjerë që ai dolën të futën në Greqi.
Me mijëra migrantë iu drejtuan Greqisë pas njoftimit të Ankarasë më 28 shkurt se do t’i lejonte migrantët të kalonin kufirin e saj në drejtim të Evropës, duke hequr dorë prej një marrëveshje të arritur me BE-në për t’i mbajtur azilkërkuesit në territorin e saj.
Qindra migrantë janë futur në Greqi, shumë prej tyre nga deti duke arritur në ishullin grek të Lesbosit e në ishuj të tjerë.
Ankaraja dhe Athina kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të tepruar force në zonën kufitare, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur përleshje mes migrantëve dhe forcave të sigurisë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












