Botë
Greqia shënon rekord në turizëm, pret 20 miliardë euro
Viti 2022 duket se ishte një vit shumë i mbarë për turizmin grek.
Greqia ka shënuar një vit rekord në turizëm pas 12 vjetësh krize financiare, dy vjet pandemie të koronavirusit dhe 6 muaj lufte në Ukrainë. Shpresat e autoriteteve vendase janë që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek.
Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias, madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura. Që nga fillimi i gushtit, gati çdo javë në Greqi kanë mbërritur 1 milion turistë me avionë në Greqi, sipas ministrit Kikilias, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Qindra-mijëra të tjerë udhëtojnë me automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. “Nëse puna vazhdon kështu, atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm”, shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos.
Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë, si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos, është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA-ja me 50% krahasuar me vitin 2019.
E-Diaspora
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud "Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai...
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane, në rrugën e duhur për të shënuar rekord Industria zvicerane e hotelerisë strehoi më shumë mysafirë këtë gusht se sa një vit më parë....
-
Gjenevë: Paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm
-
Universitetet zvicerane krijuan një institut të ri të AI
-
Katër lajme që karakterizuan ditën e sotme në Zvicër
-
Si mund të merrni kompensim nëse treni juaj zviceran vonohet ose anulohet?