Lajme
Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë
Në vendimin e bërë pak më parë në fletoren zyrtare, Athina lë të pandryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro-grek.
Pra deri në datën 30 shtator nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.
Të gjithë personat që kalojnë, duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe test negativ për Covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.
Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7-ditore në banesat e tyre.
Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit, mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me Covid.
Aktualisht numri i të vdekurve nga Covid 19 ka arritur në 310 persona.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













