Kosova
Greva e kontrollorëve shtyn disa fluturime e aterrime në Aeroportin e Prishtinës
Greva një orëshe e shoqatës sindikale të kontrollorëve të trafikut ajror, ka bërë që në këtë kohë asnjë aeroplan të mos aterrojë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
Kontrolloret ajrore me këtë grevë po e kundërshtojnë ligjin për pagat. Greva u mbajt nga ora 8 në mëngjes deri në orën 9, përcjell albinfo.ch.
SINKON-i, për nesër ka paralajmëruar se do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00, greva do të pezullohet të dielën për shkak të Pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.
Kryetari i sindikatës së kontrollorëve ajror, Artan Hasani, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror. Ai bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.
Në ueb faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tregohet se disa fluturime dhe aterrime që ishin planifikuar të ndodhnin nga ora 8 deri 9 janë shtyrë pas përfundimit të grevës.
“Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve”, ka thënë Menaxheri i APN-së, Driton Hyseni.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















