Shkurt.ch

Gripi ‘godet’ Zvicrën

Sezonit i gripit ka goditur Zvicrën, me foshnjat dhe fëmijët nën pesë vjeçarë të prekur nga gripi, sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale Zvicerane për Shëndetin Publik (FOPH).

Në javën e dytë të janarit, raportohet se janë regjistruar 121 raste për 100 mijë njerëz, që do të thotë se pragu i epidemisë prej 68 për 100,000 është tejkaluar, shkruan “swissinfo.ch”.

Niveli epidemik është deklaruar për të gjitha kategoritë e moshës, përveç për mbi 65 vjeç, ku shkalla është 64 raste për 100,000 njerëz, përcjell albinfo.ch.

Vendet më të prekura ishin në kantonet e Graubünden dhe Ticino, sipas FOPH, dhe më pak të rënda në kantonet e Jura, Berna dhe Fribourg.

Ndërkohë, vaksinimi rekomandohet për ata që janë më në rrezik, veçanërisht fëmijët, personat mbi 65 vjeçarë, gratë shtatzëna dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.