Lajme
Gruevski e Ahmeti, takimi i parë paszgjedhor
Të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI, nuk kanë mohuar as opsionin e zgjedhjeve të reja, në rast të dështimit të gjetjes së një zgjidhje
Edhe pse apriori kishte kundërshtuar platformën e partive shqiptare për koalicion qeverisës, mandatari për qeverinë e re në Maqedoni, Nikolla Gruevski i VMRO DPMNE-së, ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Me këtë të fundit kanë biseduar për zhvillimet e fundit në këtë shtet, por edhe për modalitetet e mundshme për koalicion.
Siç raportojnë mediet në Shkup, Gruevski ka marrë autorizimin e komitetit ekzekutiv të partisë së tij për të kryesuar vetë negociatat për koalicion. Ndërsa nga partia e Ahmetit akoma nuk bëjnë të ditur nëse një vendim i tillë është marrë edhe nga BDI që do të nënkuptonte se liderët do të zhvillonin personalisht takimet.
BDI-ja kërkon përdorim të barabartë të gjuhës shqipe në të gjithë territorin, zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimin e procesit të euro-integrimeve.
VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshim të Kushtetutës sa i takon statusit të shqipes dhe as zgjatje të mandatit të Speciales, e cila sipas tyre ka anshmëri politike. Të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bërë me dije se negociatat mund të mos sjellin rezultate pozitive, citon AlsatM.
Të dy palët, ndërkaq nuk kanë mohuar as opsionin e zgjedhjeve të reja, në rast të dështimit të gjetjes së një zgjidhje.
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Migrimi i stafit mjekësor gjerman në Zvicër ka pasoja fatale Studimi u krye nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim dhe Instituti Ifo në... -
Më shumë njerëz në Zvicër mund të dhurojnë gjak nga shkurti -
1,000 fluturime shtesë në Aeroportin Zürich-Kloten -
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën












