Futboll

Grumbullohet ekipi i Zvicrës, mungon vetëm Shaqiri

Zvicra është grumbulluar për ndeshjet e qershorit, ku mungon vetëm Xherdan Shaqiri

Ekipi zviceran i futbollit është grumbulluar për ndeshjet e qershorit, derisa të hënën pasdite do të udhëtojnë në Portugali për Ligën e Kombeve.

Në ‘Final-Four’ janë kualifikuar Zvicra, Portugalia, Holanda dhe Anglia, shkruan albinfo.ch.

Të gjitha këto Kombëtare ishin në vendet e para në grupet e tyre dhe fituesi i ‘Final-Four’, do të fitojë këtë garë, që për herë të parë është organizuar në Evropë.

Futbollistët kanë arritur, ku mungon vetëm Xherdan Shaqiri, i cili me Liverpoolin ishte në finale të Ligës së Kampionëve.

Granit Xhakën e shoqëroi babai i tij, Ragipi, derisa pjesë e Zvicrës është edhe Albian Ajeti.