Jeta në Zvicër
Grupi i ekspertëve rekomandon që Zvicra duhet të nënshkruajë paktin e migracionit
Komisioni Federal për Migracionin (FCM) ka rekomanduar që Zvicra të nënshkruajë Marrëveshjen Globale të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, të hartuar kohët e fundit, një dokument i cili u kritikua nga disa grupe politike
FCM, një grup ekstra-parlamentar prej 30 anëtarësh që këshillon qeverinë për çështjet që kanë të bëjnë me migracionin, njoftoi të mërkurën se një ratifikim zviceran i marrëveshjes nuk është vetëm i dëshirueshëm, por i “nevojshëm”.
“Ajo do të lidhë vendin tonë me përpjekjet globale për të rregulluar flukset e migrimit dhe do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për politikën zvicerane të migracionit”
Grupi i ekspertëve gjithashtu theksoi “rëndësinë simbolike” të nënshkrimit dhe kujtoi se natyra jo detyruese e paktit do të thotë që të gjitha vendet nënshkruese janë të lira të vazhdojnë të formulojnë politikat e tyre të migracionit, përcjell Albinfo.ch
Muajin e kaluar, Qeveria zvicerane njoftoi fillimisht miratimin e tyre për marrëveshjen, një dokument jo detyrues që përmban dhjetë parime udhëzuese, 23 objektiva dhe një listë të veprimeve të mundshme vullnetare për zbatimin e çdo objektivi.
Pas kritikave nga partitë e ndryshme politike në parlamentin zviceran, sidomos nga e djathta, qeveria më vonë tha se nuk do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Marrakesh më 10-11 dhjetor, ku vendet do të miratojnë marrëveshjen.
Megjithëse qeveria do të marrë vetë vendimin përfundimtar, ajo po pret debatet parlamentare mbi këtë çështje gjatë seancës së ardhshme të dimrit përpara se të vendos nëse do t’i jep bekimin përfundimtar paktit të migrimit.
Pakti ka pasur kritika nga nacionalistët në vende të ndryshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Austria, Izraeli dhe Polonia kanë thënë se nuk do ta mbështesin atë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet me vetëm 800 franga gjobë Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet me vetëm 800 franga gjobë Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër













