Lajme
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
Me 29 maj në Graz, 30 maj në Wels dhe 31 maj në Vjenë, në Wiener Stadthalle, Halle E, grupi “Elita 5” vjen në tri qytete në Austri për të sjell magjinë e muzikës rok dhe hitet e tyre të pavdekshme

Një nga grupet më të famshme shqiptare të muzikës rok, “Elita 5”, do të mbajë një turne muzikor në Austri. Pionierët e rokut shqiptar do të organizojnë tre koncerte në tre qytete të ndryshme të Austrisë, aty ku pritet të mblidhen mijëra simpatizantë të muzikës së tyre.
Nën organizimin e Albanian Sundowner dhe Vilveta Bar, koncertet do të mbahen fillimisht më 29 maj në Graz, pastaj më 30 maj në Wels dhe më 31 maj në Vjenë, në njërën nga sallat më të njohura koncertale të Vjenës, siç është Wiener Stadthalle, Halle E.
Organizatorët kanë bërë të ditur për albinfo.at se përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe interesimi i publikut shqiptar në Austri është jashtëzakonisht i madh.
Ndërkohë, edhe faqja zyrtare e Wiener Stadthalle në Vjenë tashmë e ka paralajmëruar këtë koncert, teksa bashkëngjitur me fotografinë e Elita 5 shkruan:
“Më 31 maj 2025, në orën 20:30, një nga grupet më legjendare të rokut në Ballkan do të ngjitet në skenën e Stadthalle të Vjenës, ‘Elita 5’. Grupi, i cili ka formësuar skenën muzikore shqiptare për më shumë se tre dekada, sjell hitet e tij më të mëdha dhe tingujt e tij dallues në Austri”, përcjell albinfo.at.
Grupi legjendar nga Tetova “Elita 5“ janë në përgatitje për të sjell tri net magjike për shqiptarët në Austri, ndërsa këngët e tyre hite si: “Al Capone”, “Sajzeze”, “E urrej shiun”, “Faleminderit”, “Nuk jam diktator”, “Tornado”, etj., s’do mend që do të këndohen nga i tërë publiku.
Për të siguruar biletat, klikoni në linkun në vijim dhe aty gjeni mundësinë për të blerë biletat në cilindo koncert të “Elita 5” në Austri;
https://www.albanian-sundowner.com/?fbclid=IwY2xjawKXHRpleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETBNd2pRMEpiS3RIUjNxOUV4AR5Gtm2opJGgwTi_2bu3oVbt0CIr0H5xzZp3oSpICPpuBQB9f2tvNFyWs6hi0Q_aem_bZNxfJmojMAFE9nPLzzAsg

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV Këshilli Federal po kërkon burime të reja të ardhurash për të financuar Sigurimin e Pleqësisë dhe...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
Mbyllet versioni i shtypur i gazetës së fundit falas në Zvicër, “20 Minuten”
-
Kompania franceze SNCF paralajmëron për mashtrim për klientët zviceranë dhe francezë
-
Brienz mbyllet përsëri