Kuriozitete
Gushti 2019, muaji i dytë më i nxehti gjatë 40 vjetëve
Gushti i këtij viti në Evropë ishte muaji i dytë më i nxehti gjatë 40 vjetëve të fundit, pas atij të 2010-s, me 0,53 gradë celsius më të lartë se mesatarja e periudhës 1981-2010, sipas ”Kopernikut”, programi satelitor europian i vëzhgimit të Tokës.
Ai shtoi se vera që po mbyllet është e katërta më e nxehtë në Evropë në 40 vjetët e fundit.
Temperatura mesatare nga qershori deri në gusht ishte në të vërtetë 1,1 gradë celsius më e lartë se mesatarja, përcjell albinfo.ch.
“Këtë vit vera ka regjistruar 1,1 gradë celsius më shumë se mesatarja”, shpjegon Bernardo Gozzini, meteorolog i konsorciumit ”Lamma-Cnr”.
Sipas ekspertit, duket se është urgjente përmbushja e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, ku të respektohet kufiri maksimal i ngrohjes globale prej 1,5 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











