Futboll
Hadergjonaj flet për të ardhmen e tij, cila skuadër po e kërkon?
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur për mediat turke lidhur për të ardhmen e tij.
Anësori nga Deçani ka thënë se ka kontratë me skuadrën angleze, Hudderfield edhe për një vit.
“Kam edhe një vit kontratë në Angli. Do të shohim çka do të ndodhë. Jam i lumtur këtu dhe klubi e di këtë. Ata ma dhanë mundësinë dhe unë jam munduar ta jap më të mirën. Klubi e di çfarë mund të ofroj dhe jam i lumtur”, tha fillimisht Hadergjonaj.
“Siç e thashë, kam edhe një vit kontratë me Hudderfieldin, duhet të punojmë së bashku me ta që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua. Do të shohim çfarë do të ndodhë në këtë afat kalimtar”, deklaroi Hadërgjonaj për TRT Sport, përcjell albinfo.ch.
Për Hadërgjonajn është raportuar se interesim ka shfaqur skuadra e Fenerbahces dhe një transferim i tij mund të ndodhë gjatë kësaj vere.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare Pjesëmarrje e gjerë dhe fokus i qartë te të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirja në aktivitetin... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që shënuan arritje në fushëveprimin e tyre, redaksia jonë ka dalluar... -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar











