Kosova
Hagë: Pjetër Shala urdhërohet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
Trupi gjykues në Hagë, ka urdhëruar Pjetër Shalën që të paguajë 208 mijë euro si kompensim për viktimat në rastet për të cilat u shpall fajtor.
Shala ishte shpallur fajtor më 16 korrik 2024 për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe u dënua më 18 vjet burgim. Në këtë çështje gjyqësore, tetë viktima pjesëmarrëse kërkuan dëmshpërblim e me këtë rast, trupi gjykues urdhëroi kompensim për “dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor”.
Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100.000 euro dhe 8.000 euro dhe, krahas kësaj, shtatë viktimave iu akordua bashkërisht edhe një shumë prej 50.000 eurosh.
Trupi gjykues ka deklaruar se meqë Shala nuk zotëron mjetet financiare për përmbushjen e plotë të urdhrit, është nevoja për përfshirjen e aktorëve të tjerë për zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim, sidomos të Kosovës.
“Trupi Gjykues theksoi fillimisht se programi i Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit mund të jetë një mënyrë për zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim, edhe pse shumat maksimale që mund të akordohen nga ky program janë më të ulëta se ato të përcaktuara në Urdhrin për Zhdëmtim”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, trupi Gjykues i ka bërë thirrje institucioneve që të miratohen ligjet e nevojshme për garantimin e realizimit të kompensimit për viktimat e krimeve që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe që të krijojnë një mekanizëm zhdëmtues për kompensimin e viktimave të krimeve që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i vizitorëve në muzetë zvicerane Numri i vizitorëve ka tejkaluar atë të para pandemisë, gjegjësisht ai është pesë për qind më...
-
Franca i jep fund marrëveshjes shëndetësore me Zvicrën
-
Mesatarisht një kafe në Zvicër kushton 4,58 franga dhe çmimi vazhdon të rritet
-
SVP kërkon t’u hiqen pensionet ish-ministrave federalë
-
Zvicër: Përkrahet ideja që mediat sociale të ndalohen për fëmijët