Lajme
Hakerët marrin të dhënat personale të policëve të Bernës
Një e metë sigurie në një aplikacion të përdorur nga policia e Bernës ka çuar në një rrjedhje të madhe të të dhënave. Hakerët arritën të kapnin identitetin dhe numrat e telefonit të të gjithë 2800 punonjësve të policisë kantonale.
“Ka pasur një rrjedhje të dhënash”, tha zëdhënësja e policisë së Bernës, Flurina Schenk, për televizionin gjerman SRF të premten, përcjell albinfo.ch.
E meta kishte të bënte me një aplikacion për telefonat inteligjentë dhe prek të gjithë punonjësit e pajisur me këtë lloj pajisjeje, pra të gjithë personelin.
Ata rrezikojnë të jenë objektiv i hakerëve dhe janë paralajmëruar për rreziqet e përfshira, tha policia.
Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (NCSC) informoi policinë e Bernës më 21 korrik për shkeljen e sigurisë në aplikacionin “MobileIron”. Problemi u zgjidh shpejt, por informacioni kishte rrjedhur tashmë, përcjell albinfo.ch.
“MobileIron” është një aplikacion i përdorur në mbarë botën që lejon punonjësit e pajisur me laptopët e tyre në terren të lidhen me serverin e punëdhënësit.
Policia e Bernës thotë se nuk e ka idenë se kush i ka vjedhur të dhënat dhe nuk ka asnjë indikacion deri më sot që të dhënat janë publikuar në internet, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













