Lajme
S’ka armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit
Hamasi ka refuzuar kërkesën për listën e plotë me emrat e pengjeve që janë ende gjallë dhe si pasojë Izraeli i ka bojkotuar bisedimet e armëpushimit në Gaza.
Delegacioni i Hamasit kishte arritur në Kajro për bisedime, të cilësuara si një pengesë e mundshme përfundimtare përpara një marrëveshjeje që do të ndalonte luftimet për gjashtë javë, megjithatë në mbrëmjen e hershme mungonte delegacioni izrealit në Kajro, sipas mediave izraelite, transmeton Reuters.
“Nuk ka asnjë delegacion izraelit në Kajro. Hamasi refuzon të japë përgjigje të qarta dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye për të dërguar delegacionin izraelit”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këmbëngulur se marrëveshja e armëpushimit është afër dhe duhet të jetë në kohë për të ndalur luftimet deri në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili është një javë larg, por palët ndërluftuese kanë dhënë pak shenja në publik për të hequr dorë nga kërkesat e mëparshme, shkruan albinfo.ch.
Raportimet në bazë të burimeve treguan dje se Izraeli mund të qëndronte larg Kajros nëse Hamasi nuk paraqiste fillimisht listën e tij të plotë të pengjeve që janë ende gjallë, teksa një burim palestinez i tha Reutersit se Hamasi deri më tani e kishte refuzuar këtë kërkesë.
Në negociatat e kaluara Hamasi ka kërkuar të shmangë diskutimin e mirëqenies së pengjeve individuale deri në përcaktimin e kushteve për lirimin e tyre.
Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve të shtunën: “Rruga drejt një armëpushimi tani fjalë për fjalë në këtë orë është gati. Dhe ka një marrëveshje në tryezë. Ka një marrëveshje strukturë”. Sipas tij, Izraeli kishte rënë dakord me këtë marrëveshje strukturë dhe tani i takonte Hamasit të përgjigjej.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025













