Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Publiku frëngjishtfolës i shmangu kinematë vitin e kaluar, me një rënie prej 15% Pjesëmarrja në dhomat e errëta pësoi rënie vitin e kaluar, siç zbuloi Zyra Federale e Statistikave... -
Ku në Zvicër mund të gjeni derivatet më të lira në vitin 2026? -
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja










