Lajme
Hannoveri kërkon rikthimin e Valmir Sylejmanit
Valmir Sylejmani ka kaluar lëndimin e pësuar që e mbajti për disa muaj jashtë fushave.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë lojtari kryesor tek skuadra gjermane Waldhof Mannheim duke e inkuadruar në Bundesliga 3 pas një kohe të gjatë.
23-vjeçari ka shënuar 23 gola në 43 ndeshje për klubin e tij dhe kjo ka bërë që për të të shfaqin interesim skuadrat e një rangu më të lartë.
Manheim është duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë pasi ndodhet në pozitën e tretë në Bundesliga 3 dhe kërkon futjen në Bundesliga 2.
Klubi po mbështet tani tek sulmuesi i tyre kryesor, i cili pas rikthimit nga lëndimi mund tua bëjë më të lehtë inkuadrimin në një rang më lart të garave.
Por tifozët e Manheim po frikësohen pasi për lojtarin ofertat nuk po mungojnë sipas medieve gjermane.
Ish-skuadra e Sylejmanit, Hannover 96 më në fund e ka kuptuar gabimin që ka bërë duke lejuar largimin e tij.
Hannover nuk po kalon momente të mira në Bundesliga 2 dhe po kërkon rikthimin e gjilanasit për t’i ndihmuar të rikthehen në elitë.
Gjithashtu në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tjetër nga Bundesliga 2, Sandhausen ku aktivizohen Besar Halimi e Leart Paqarada.
Por duket se Sylejmani do të qëndrojë në Manheim deri në verë për ta ndihmuar klubin të ngjitet në një rang më lart dhe për tu larguar si futbollist i lirë.
Në rast se sulmuesi vazhdon me këtë formë të lartë, atëherë pritet që të ketë oferta edhe më të mira dhe të rikthehet në Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit Rritja krahasuar me vitin e kaluar ishte 296 raste, ose 14.2 për qind, siç njoftoi të... -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike














